26.05.2021 - 20:12
Rrezikonte përjashtimin deri në dy vjet nga futbolli aktiv, por në fund vetëm një gjobë 50 mijë euro për Zlatan Ibrahimovic. Ky është vendimi që është dhënë nga organet kompetente të UEFA-s.
Suedezi kishte shkelur rregulloren e UEFA-s me bashkëpunimin e tij me një kompani bastesh. Gjithashtu, sulmuesit i është dhënë një urdhër që të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë në fjalë.
Nuk shpëton as Milan, që është gjobitur me 25 mijë euro për shkak të bashkëpunimit të një lojtari të klubit me një kompani bastesh. Ibra ka shpëtuar sepse nuk ka qenë i lidhur direkt dhe nuk ka pasur dijeni që firma e ortakërisë ka pasur aksione në një kompani bastesh në Maltë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kostoja e klubit zikaltër
Conte largohet zyrtarisht nga Inter
Zhvillimet tek Inter