MENU
klinika

Ben Andoni

Idealizimi i lodhshëm i PD-së dhe mosprekja e socialistëve

30.05.2021 - 18:58

Ben Andoni

Partisë Demokratike po i mvishen ditët e fundit vlera gati hipotetike, që po ia shtrojnë edhe më shumë udhën Bashës drejt mandatit të radhës. Aset, vlerë, nevojë, zgjedhje të mira në parti, demokraci përfaqësimi, Sali Berisha lider historik i pakontestueshëm dhe me radhë dëgjohet aradha e madhe të cilësive të një formacioni politik, që e ka humbur busullën. Jo sepse është prej tre mandatesh në opozitë por për një gjë edhe më të lodhshme: nga ligjërimi teorik që e bën këtë parti si e vetmja vlerë për të Djathtën.

Në fakt, ka kohë që ajo nuk e përfaqëson më të Djathtën. Duket se heshtja e të Majtëve e justifikon të gjithën sepse përveç pak ngacmimeve për Bashën dhe vënien në pah të paaftësisë së tij politike me metafora të qeta ka filluar një kinse mbështetje indirekt për të tre mëtonjësit e kryetarit.

Është e vërtetë se z. Kadilli krejt vetanak po tregon në nivel ideje kthjellët reforma tepër të nevojshme për partinë Demokratike; ashtu si znj. Harxhi po drejtohet për sfidat e të ardhmes dhe për një parti me fytyrë tjetër; apo Z.Shehaj që po artikulon me shumë vështirësi ndryshime të nevojshme por në thelb të gjithë duan të ruajnë të njëjtën infrastrukturë humane, që do të thotë një front i tërë kundër Socialistëve, më së shumti prej inatit sesa ideologjisë dhe kuptohet ruajtja e staturës së Berishës, që me gjasa do e hedhin shpejt posht pas zhvillimeve që do ndodhin me gjasa në javët në vazhdim.

PD-ja nuk është më kurrsesi partia e fjalës së lirë, e atyre vlerave demokratike që përfaqësonin shtresat që i përshtateshin dhe partia e të rinjve, paçka afrimeve të shumta. PD është realisht një formacion pa identitet dhe një mish-mash, ku bëhet garë për të mbrojtur Berishën dhe ku besnikëria është në ruajtjen e statuskuosë për kryetarin aktual, që thjesht lufton për karrige dhe i mungon edhe elementi bazë i dinjitetit për të mos e nxirë ngado vendin.

E në të gjithë këtë kaos ka vend pse Rama të jetë gjithnjë e më shumë indiferent, kurse shqiptarët të tronditur me një realitet që nuk u përshtatet. Më së shumti me më shumë se 50% të popullsisë, që as nuk denjon të votojë, pasi e shikon në sy katrahurën sesi bëhen zgjedhjet, sesi kryetarët kalcifikojnë partitë dhe mbi të gjitha sesi demokracia është një nocion i paarrirë, pasi fillimisht duhet respektuar te vetë partitë e tyre.

Ndaj marrja e tepërt me PD-në, kur është një proces i saj, duket një idealizim i lodhshëm për një forcë që e ka mbyllur misionin e saj, duke i hapur udhë dhe ciklit të ndryshimit të ardhshëm të PS-së, që sot nuk e prek askush sepse duket si forcë politike e arrirë. E vetmja gjë që mbetet realisht është realiteti dhe mësimet që na jep jeta: mbase ajo do na drejtojë në alternativa të tjera politike.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci