MENU
klinika

Pas 17 vitesh...

J.Lo dhe Ben Affleck i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit

28.05.2021 - 06:00

Nëse kishit ndonjë dyshim që J.Lo dhe Ben Affleck janë kthyer sërish bashkë, tanimë u shuan të gjitha. Burime pranë dyshes kanë konfirmuar për “In Touch Weekly” se marrëdhënia e tyre po ecën në mënyrë të shpejtë dhe ata janë shumë të lumtur së bashku.

“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset se dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri”, tha burimi.

Para pak ditësh, Ben është fotografuar duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Jennifer Lopez ja ka dhuruar në vitin 2002. Ora që Ben mban në dorë është e njëjta me atë që ai ka pasur në videoklipin e këngëtares, “Jenny from the Block”. Aktori duket se ka hequr pluhurin nga ora e vjetër dhe ka nisur ta mbajë sërish për të treguar gjithë dashurinë ndaj partneres së tij.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, në media u publikuan foto të dyshes ku ata shfaqeshin me njëri-tjetrin duke dalë nga i njëjti vend pa e fshehur faktin që janë bashkë. Madje në foto Jennifer shfaqej e buzëqeshur, duke treguar se i është kthyer lumturia me rikthimin tek ishi.

Kujtojmë se gjatë muajit prill, Jennifer Lopez i dha fund fejesës së saj me Alex Rodrifguez. Lajmin e dhanë vetë të dy ata përmes një deklarate të përbashkët.