MENU
klinika

Mandati i tretë

Ja rezultatet e Partisë Socialiste në çdo bashki! Maxhoranca regjistron rënie në 8 qarqe, por…

03.05.2021 - 15:24

Partia Socialiste fitoi për herë të tretë radhazi zgjedhjet parlamentare duke thyer kështu një traditë që ishte vendosur në Shqipëri. Ky është mandati i dytë që Kryeministri Rama do të drejtojë vendin pa pasur nevojën që të bëjë koalicion me një forcë tjetër politike.

Megjithatë, nga një analizë e rezultateve përfundimtare duket se ka një rënie të mbështetjes ndaj PS-së. Por, kjo rënie rezulton kryesisht në bashkitë e vogla. Në kryeqytet, në Durrës dhe Elbasan, Partia Socialiste në këto zgjedhje ka shënuar një rritje të mbështetjes. Ajo që ishte surprizë në këto zgjedhje ishte rritja e mbështetjes për PS-në në qarkun e Dibrës, ku nga kundërshtari i saj politik drejtoi Xhelal Mziu.

REZULTATET

Në qarkun e Beratit, bashkitë që kanë marrë më pak vota në kutinë e PS-së se në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës është Bashkia e Beratit dhe e Urës Vajgurore. Konkretisht, Bashkia e një mbi një dritareve ka çuar në arkën e PS-së 1152 vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërsa në Bashkinë e Urës Vajgurore, PS-ja ka marrë 1453 vota më pak. Ajo që bie në sy është se socialistët kanë shënuar rritje në Bashkinë e Presidentit Meta, në Skrapar, ku PS-ja ka marrë mbi 600 vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Bashkia e Skraparit është e vetmja në fakt që ka shënuar rritje në Berat. Ndryshe nga qarku i Beratit, në Bashkinë e Dibrës Partia Socialiste ka regjistruar rritje të mbështetjes. Në total, në këtë qark, PS-ja ka marrë 3,947 vota më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës. Pushteti lokal në Durrës prej më shumë se një dekade drejtohet nga Partia Socialiste. Para zgjedhjeve, Partitë ishin fokusuar në tri qarqe që sipas tyre do të vendosnin fituesin e zgjedhjeve. Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Pikërisht në Bashkinë e Durrësit PS-ja ka marrë më shumë se 4 mijë vota më tepër se në zgjedhjet e vitit 2017. Po ashtu, përveç Bashkisë së Shijakut, të gjitha bashkitë ne qarkun e Durrësit kanë shënuar rritje të numrit të votave. Fieri dhe Dibra ishin dy qarqet që Kryeministri Rama vendosi të parët në listë 2 burra. Por, pikërisht në bashkinë ku u angazhua personalisht i pari i listës në Fier, zëvendëskryeministri Erion Braçe, Partia Socialiste ka shënuar rënie të mbështetjes me një numër të konsiderueshëm.

Në zgjedhjet e 2017-ës, PS-ja mori 13095 vota, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, PS-ja mori 3381 vota më pak. Në qarkun e Korçës Partia Socialiste ka marrë më shumë vota, nëse i krahasojmë me 20-17 vetëm në dy bashki, në Devoll dhe në Pogradec, por PS-ja regjistron rënie të konsiderueshme në vota në Bashkinë e Korçës me 2600 vota më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Në kryeqytet PS-ja merr edhe rezultatin më të mirë. PS-ja siguron rritje të numrit të votave në të gjitha bashkitë e kryeqytetit, përfshirë edhe Kamzën dhe Vorën. Në Kamzë që njihet si një bastion i djathtë, PSja ka marrë 3,986 vota më tepër, sesa mori në 2017. Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës, PS-ja rritet gati me 20 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, në qarkun e Shkodrës PS-ja ka marrë 8 mijë vota më pak se në 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pushteti s’ka qenë asnjëherë i imi, por i juaji”

Rama nga Njësia 1: Mandati i tretë do e gjejë Shqipërinë me 4 aeroporte dhe porte!