Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, të publikuar pak ditë më parë, përgjatë vitit 2020, dymbëdhjetë persona janë akuzuar për terrorizëm.
Referuar raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit që sapo lamë pas janë regjistruar 3 procedime penale per “Vepra me qellime terroriste”: 2 procedime penale per “Financimi i terrorizmit” 6 procedime penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Për këtë vepër e procedime me 2 të pandehur janë dërguar të pandehur janë dërguar për gjykim.
Gjithashtu në raport thuhet se është regjistruar edhe një procedim penal për “Kanosja për kryerjen e veprave me qellime terroristë.
Krahasuar me vitin 2019 në 2020 për terrorizëm janë 2 persona më shumë që janë vënë nën akuzë, pasi dy vite më parë për terrorizëm u akuzuan 10 persona.
Gjatë viteve të fundit organet ligjëzbatuese të vendit tonë kanë bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjëzbatuese të SHBA dhe BE, duke marrë asistencë logjistike dhe profesionale.