MENU
klinika

Pse u lirua nga Haga?

Kadri Veseli kthehet në Kosovë

02.05.2021 - 17:02

Mediat në Kosovë raportojnë se Kadri Veseli është liruar nga Haga ku mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Mësohet se Veseli ka shkuar në spitalin e Mitrovicës, pasi babai i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Siç raporton Telegrafi, Veseli do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë, ndërkohë ai po ruhet nga forca të shumta të Policisë dhe Eulex.

Ndërkaq, një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës.