MENU
klinika

Përfundon vizitën në Kosovë

Kadri Veseli rikthehet në paraburgim në Hagë

05.05.2021 - 10:17

Ish-kreu i PDK, Kadri Veseli ka përfunduar vizitën 3-ditore në Kosovë për t’i qëndruar afër babait të tij i cili pësoi sulm në tru.

Veselit iu dha leje e përkohshme nga Haga për këtë arsye familjare, tekas i ati trajtohet në spitalin e Mitrovicës.

Tashmë Veseli rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar procesin gjyqësor ndërkohë që akuzohet nga Prokuroria Speciale  e Hagës për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.