Fëmijët në Kanada nga mosha 12 deri në 15 tani mund të vaksinohen kundër Covid-19.
Departamenti kombëtar i shëndetësisë, në Kanada, dha lajmin sot se ka autorizuar vaksinën Pfizer/ BioNTech për grupmoshën.
Rezultatet e provave klinike treguan se vaksina kishte efikasitet 100% dhe se nuk kishte paraqitur probleme tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.
“Efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin të përkohshme dhe të lehta, si një krah që dhimbtë dhe ethe”, tha Dr. Supriya Sharma, këshilltari kryesor mjekësor i Shëndetit Kanada.
Udhëzimet e mëtejshme se kur dhe si të fillojë shpërndarja e vaksinës tek fëmijët do të përcaktohet nga Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë.