MENU
klinika

Ndalohet hyrja në Greqi deri më 24 maj

Autoritetet helene tregojnë masat e reja për Shqipërinë

14.05.2021 - 14:21

Qeveria greke ka vendosur të mos ndryshojë masat për qytetarët shqiptarë që hyjnë në territorin e saj.

Sipas një vendimi të publikuar nga ambasada greke, thuhet se masat do të mbeten të tilla deri më 24 maj. Në njoftim rikujtohen edhe një herë kriteret që duhen plotësuar për të kaluar në pikat doganore.

Njoftimi:

Sic behet me dije nepermjet Vendimit me Nr Δ1α/ΓΠ . οικ.29925 (ΦΕΚ Β’ 1969/ 14.05.2021), masat qe ishin ne fuqi per kalimin e qytetareve nga Shqiperia per ne Greqi, mbeten sic jane deri me 24 maj 2021.

Parashikohen ndryshimet e mëposhtme:

Kalimi ne Greqi lejohet pas plotësimit dhe paraqitjes se nje formulari te vlefshem PLF. Kerkohet gjithashtu, paraqitja e nje certifikate vaksinimi ose te nje testi negativ PCR ose te nje vertetimi se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF).
Lejohet tashme hyrja e bashkëshorteve te huaj te qytetareve greke, nepermjet pikes kufitare te Kakavijës.
Anulohet detyrimi per t’ u karantinuar te personave qe hyjne ne Greqi.
Ju kujtojme se kushtet e mesiperme vlejne per te gjithe personat qe hyjne ne Greqi, perfshire minorenet mbi pese vjec.

#Greece #Greqia #Covid19

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë