MENU
klinika

Krimineli i luftës

Karaxhiç do vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burgun me…

29.05.2021 - 21:04

Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiç do të mbyllet në një burg në Britaninë e Madhe, me përdhunues dhe pedofilë, për të vuajtur edhe pjesën e mbetur të dënimit.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75 vjeç, u dënua me 40 vjet burg në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8 000 myslimanë.

Pak kohë më parë, Britania e Madhe ra dakord për ta transferuar Karaxhiçin për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shteti britanik vendosi që Karaxhiç të shkojë në një burg ku 10 përqind e të burgosurve janë myslimanë.

Vitet e para, Karaxhiç i kaloi me 14 të burgosur të tjerë e me kushte të mira. Siç shkruan “The Sun”, kriminelit serb të luftës do i duhet të jetojë në një vend, ku nuk ka as tualet. Shumica e të burgosurve janë mbi 50 vjeç e shumica vuajnë nga demenca.

Një burim i tha gazetës britanike se “Karaxhiç ende nuk e di se çfarë e ka gjetur”. Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN