MENU
klinika

25 prilli

KAS kalon për shqyrtim 18 kërkesa ankimore për rezultatin e zgjedhjeve

11.05.2021 - 16:51

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve verifikoi elementët e formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga subjektet politike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në përfundim të verifikimit, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).