Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve refuzon kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Vlorë. Kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Vlorë ishte bërë nga PD e LSI.
“KAS me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.
Ky është vendimi i tretë kundër kërkesave për përsëritje zgjedhjesh. Dje KAS rrëzoi kërkesën për përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër dhe Berat.
PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.