MENU
klinika

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës

Këshilltari i Presidencës: Nuk janë çështje të interesit kombëtar problemet e partive…

03.05.2021 - 19:52

Ndërkohë që mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, ka ardhur një tjetër reagim i Këshilltarit për mediat në Presidencë. 

Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se është e domosdoshme të vazhdojë deri në fund procesi i administrimit të zgjedhjeve dhe transparencës së votës. “Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, thekson ai.

Postimi i Tedi Blushit

Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA: Është ende e paqartë nëse socialistët…

PS zyrtarizon kërkesën e dytë për shkarkimin e Presidentit Meta