MENU
klinika

"Në asnjë qendër votimi nuk ka kontestim"

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për zgjedhjet në Gjirokastër dhe Fier

31.05.2021 - 12:29

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD që kërkonte shpalljen e pavlefshmerise per zgjedhjet ne qarkun e Gjirokastres.

Më herët avokati i PD, Ivi Kaso paraqiti provat, që sipas tij tregojnë se qeveria ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve në 25 prill.

“Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, sic është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Janë vendosur vendime të tjera, akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoruri çdo burim shtetëror dhe benefit.

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca, nga qeveria për të influencuar në rezultatin është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët.

Qeveria me anë të vendimmarrjeve synon dhe ja arrin në një masë domethënëse duke ndikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky vullnet u deformua nëpërmjet ndërhyrjeve më arrogantë. Në rastin e Gjirokastrës iu mohua një pjesë e mirë e shtetasve, që ishin jo mbështetës së mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nëpunësve civil, arsimtarëve iu kërkua raste konkrete për pjesëmarrje të detyruar në takime elektorale, por edhe lista që variojnë nga 20-30 emra”, u shpreh Kaso ne Kolegjin Zgjedhor.

Ndërsa për Partinë Socialiste, kërkesat ankimore të PD-LSI janë në kundërshtim me ligjin.

“Sa i takon kërkesave ankimore, këto janë në kundërshtim me ligjin për pjesën që kërkohet pavlefshmëria.

Unë prisja këtu, të paktën një Qendër Votimi ku është shkelur ligji. Nuk kemi një qendër që është shkelur ligji dhe rrjedhimisht nuk ndikon në ndarjen e mandateve.

Ankuesit nuk i janë referuarve gjërave konkrete, pasi në asnjë qendër votimi nuk ka kontestim. Kallëzimi nuk mund të merret si provë”, tha Eridjan Salianji.