MENU
klinika

Hyseni: Përtej politikës, ne do të bazohemi vetëm mbi Kushtetutën dhe Ligjet

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, nis mbledhja

08.05.2021 - 10:24

Ka nisur se mbledhja e Komisionit të Posaçëm për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni, tha se ky është rasti i parë ku 49 deputetë kanë bërë kërkesë për shkarkimit e Presidentit të Republikës.

Gjithashtu theksoi se Komisioni do të hetojë nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duke u shprehur se përtej politikës vendimet do të bazohen vetëm tek Kushtetuta.

Anëtari i këtij Komisioni, Spartak Braho tha se duhet të përcaktohet fondi në dispozicion të Komisionit.

“Ne do të hetojmë nëse ka shkelje të rëndë apo jo nga ana e Presidentit të Republikës. Ne duhet të jemi shumë korrekt me median. Për mua as Prokurori dhe as Gjykata nuk duhet të flasë publikisht. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këtë çështje, nuk duhet të prononcohemi me qëllim që të shmangim akuzat e pamatura”, tha ai.