MENU
klinika

PD fituese me 62.27%

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Kukës

01.05.2021 - 11:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e mbajtur të shtunën në mëngjes, rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët, ku Partia Demokratike fitoi 2 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat. Nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj ndërsa nga PS deputete doli Genta Duraku.

Sipas tabelës së mbërritur në KQZ, në qarkun e Kukësit votuan 40 894 zgjedhës, ku vota të pavlefshme dolën 2 188. PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

Kështu, KQZ miratoi projektvendimin “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Po ashtu, në mbledhjen e sotmeshqyrtohen rezultatet e verifikimit për disa kandidatë për deputetë në kuadër të dekriminalizimit.
KQZ pritet të analizojë rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues Artur Ismail Baku, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Durrës, për subjektin Napolon Engjëll Laska, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Nisma Thurje”, qarku Tiranë, për subjektin Zef Kin Hila, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim (PD – AN)”, qarku Shkodër dhe për subjektin Adrian Vullnet Gjoka, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Lëvizja për ndryshim”, qarku Vlorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN