MENU
klinika

Për Superligën Evropiane

Kreu i FIFA-s del kundër UEFA-s: Jo dënim për klubet!

06.05.2021 - 16:14

“Super League jo, por kujdes me sanksionet dhe kërcënimet ndaj klubeve që kanë tentuar të realizojnë planin për themelimin e një kompeticioni të ri.” Në sintezë është ky thelbi i intervistës së Gianni Infantinos, presidentit të FIFA-s.

Është një sinjal alarmi dhe mesazh për UEFA-n dhe ligat kombëtare që janë duke menduar të marrin masa ndëshkimore ndaj klubeve që themeluan Super League Europiane.

“Disa sanksione mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to. Duhet të kuptohet se për cilat masa po flitet, unë dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe ndëshkimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të kompanive të përfshira që nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Superligës.

Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA dhe më pas e FIFA-s, të marrin vendimet e duhura. Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Ne duhet të shmangim të flasim për luftë kur bëhet fjalë për futboll, veçanërisht në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të paparë”.

Infantino, pra, nis që të ngjisë raportet pas shpalljes së Super League duke thumbuar edhe Ceferin: “Një lider duhet të pyesë veten se pse mbërritëm deri këtu? Dhe nga aty mund të nisim të ndërtojmë të ardhmen bashkë dhe të dëgjojmë të gjithë, por sidomos tifozët, zemra e vërtetë e futbollit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besnikët e Superligës Evropiane

UEFA mund të dënojë 4 klube për 2 vjet


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës