MENU
klinika

"Diaspora do të na ndihmojë..."

Kurti: Deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë

19.05.2021 - 08:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur se është i bindur që në Kosovë këtë vit do të vaksinohen 60% e popullsisë.

Deklarata e Kurtit erdhi pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.

Kurti ndër të tjera ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.

“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.

“Diaspora do të na ndihmoj në një ripërtërijë nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.

Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të vizave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist: Do të rriten, por si, kur dhe sa?

Çfarë do të ndodhë me çmimet e mallrave?

Dredhitë e Rusisë në garë për të qenë e para

Cilën vaksinë anti-Covid do të zgjedhë Shqipëria?!

Von der Leyen e pranon: Ka një presion të madh...

“Nuk mund t’i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!”

Infeksionet që transmetojnë kafshët

Ç’duhet të dini për zoonozat?