MENU
klinika

Takohet për herë të parë me Vuçiç

Albin Kurti më 18 maj në Bruksel

16.05.2021 - 10:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sërish Brukselin javën e ardhshme, Mediat kosovare bëjnë të ditur se Kurti pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Ky takim joformal, është thirrur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut.

Ndërkohë, opozitarët në Kosovë po i shohin vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, si heqje dorë nga të gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë.

Takimin e 18 majit në Bruksel për “KosovaPress” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.

Sipas tij kjo është mundësi e mirë mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel që nga marrja e detyrës në mars të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!