Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për pasojë edhe të shpërndarjes së mandateve të deputetëve të Parlamentit të ri të Shqipërisë.
Nëse në zgjedhjet e shkuara ka pasur deputetë tejet të rinj në moshë, në zgjedhjet aktuale, Luljeta Boza është deputetja në moshën më të thyer. Ajo 79 vjeçare dhe ishte renditur e dyta listën e deputetëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.
Ndërsa deputetja më e re në moshë është ajo Partisë Demokratike Andia Ulliri, pjesë e listës së deputetëve për qarkun e Durrësit e vendosur në zonën e Fushë Krujës.
Mosha mesatare e kandidatëve për deputetë është 49 vjeç dhe pjesa më e madhe e deputetëve në legjislaturën e re, 53 prej tyre janë midis 50 dhe 60 vjeç.