Valdeta Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, të cilat janë lavdëruar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për suksesin e tyre.
Përmes një postimi Ambasada shkruan se, Mehanja dhe Murati janë pilotet e para të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë.
“Foto e Ditës | Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, shkruan Ambasada.