Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun.
LSI ka kërkuar gjithashtu që edhe në Bashkinë Dropull zgjedhjet e mbajtura të shpallen të pavlefshme.
Kujtojmë se në këto zgjedhje, në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte mandatin e tij.
Ndërsa Partia Socialiste arriti të merrte 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.
Faktet, argumentet, dispozitat ligjore ku mbështetet ankimimi:
-Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë parashikohet se: Neni 3: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi Kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtar, bashkëjetesa fetare, si edhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”.
Neni 17: 1. “ Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë.
- Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të drejtat e Njeriut”.Neni 38. “Kushdo ka të drejtë të zgjedhe vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. 2-Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë vendit.Neni 45. “1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
- Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3.Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim , me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënim me heqje lirie ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi.