MENU
klinika

Artur Ajazi

Lulzim Basha dhe partia si çiflig

26.05.2021 - 15:12

Artur Ajazi

Përfundimisht, në Partinë Demokratike, as janë bërë, dhe as nuk do të bëhen kurrë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta dhe të ndershme. Brënda asaj partie, edhe muret janë berishizuar, janë molepsur aq keq, saqë e ka të pamundur çdo kandidat të hedhë “tuç” Lulzimin, aq më keq Sali Berishën. Ajo parti ka funksionuar dhe funksionon si çiflik i familjes. Askush nuk mund të thyejë rregullat e vendosura nga Berisha, askush nuk mund të vendosë linja të reja funksionimi të jetës saj të brëndshme, askush nuk mund të dalë mbi kryetarin. Nga partia e Dhjetoristëve të ‘90-ës, ka mbetur vetëm Sali Berisha dhe Tritan Shehu, kurse nga KOP-i 2005-ës ka mbetur vetëm Lulzim Basha, dhe servilët tradicionalë. Ka vite që komentohet dhe diskutohet në mjediset publike e politike, se “përse PD e drejtuar nga Lulzim Basha në këto 8 vite, është katandisur në çiflik, ku mungon anëtarësia e ndershme, specialistët e fushave, inteligjenca dhe qytetarët e thjeshtë, si përkrahës të saj.PD-ja e Lulzimit sot, është një parti e braktisur nga më shumë se 240 mijë anëtarëve dhe mbështës. E kanë braktisur në zgjedhjet lokale 2015 dhe zgjedhjet parlamentare 2017, ashtu siç e braktisën edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kjo PD është parti rradikale, e cila sapo merr pushtetin, krijon rrjetën nepotike në administratën publike, duke bushur zyrat me mediokërr që dinë të zhvatin para qytetarëve dhe fondet publike.

PD është parti, që prej 8 vitesh nuk mbledh me seriozitet Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe forumet e saj, nuk arrin të vjelë asnjë qindarkë kuotë anëtarësie, duke mos kryer dot këtë detyrim statutor. PD është parti, që ka sot 25 anëtarë kryesie, 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët janë kthyer thjesht në shërbëtorë të kryetarit dhe çiflikut të tij.Fushata e zgjedhjeve të reja, mbetet treguesi më negativ i një partie pa perspektivë në jetën politike. PD e Lulzim Bashës, ishte dhe mbetet parti pa frymë politike, me program të dekantuar, si shkak i ozuprimit nga Sali Berisha dhe familja, dhe prej 8 vitesh nga Lulzim Basha dhe kunati. Partia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, u shpërfytyrua pasi u kthye në “çiflik” privat të interesave të tyre

Sot atje, nuk mund të bëhet fjalë më për “hapje të partisë, për thithje të elementit të ri intelektual”, pasi linja e funksionimit të saj, mbetet sipas luhatjeve të interesave klanore të dy kryetarëve. Kur Sali Berisha dha dorëheqjen në qershor 2013, fillimisht u mendua se “PD do të shpëtonte nga ai”. Por gjithçka ishte një hamendësi. Berisha, ia “delegoi” partinë besnikut të tij Lulzim Basha. Edhe sot pas afro 30 vitesh nga PD-ja e dikurshme,nga 312 themeluesit e saj, ka mbetur statujë vetëm Sali Berisha, kurse nga 45 themeluesit e “KOP”-it në 2005 ka mbetur aktiv në politikë vetëm mëkëmbësi i përjetshëm Lulzim Basha.

Partia dhe çifliku, janë brënda PD-së sotme, një binom i pandarë. Kushdo që merr guximin të prishë linjën e vendosur, është përballur dhe do të përballet me pasoja të rënda, të cilat në çdo parti tjetër europianiste, do të ishin konsideruar skandale të hetueshme nga organet kompetente.Nuk ka asnjë dyshim, kjo gjë do të ndodhë edhe pas 13 Qershorit me “kundërshtarët” e kryetarit që guxuan të garojnë për postin e lartë të asaj partie neokomuniste…