18.05.2021 - 08:49
Prej kohësh në mediat rozë është përfolur se Capital T është në një lidhje me modelen Adrola Dushi.
Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Mbrëmjen e djeshme, Capital T ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u pyet dhe rreth jetës private. Reperi tha se është i dashuruar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.
“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, ndërkohë preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres.