MENU
klinika

I jep shembull Presidentit serb

Macron kërkon falje për gjenocidin në Ruandë

27.05.2021 - 12:55

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, gjatë një procesi përkujtimor në Kigali të Ruandës të enjten, tha se e njeh rolin e vendit të tij në gjenocidin e këtij shteti afrikan dhe shpreson për falje.

Ai bëri thirrje për vendosje të marrëdhënieve të reja mes Francës e Ruandës, pasi vendi afrikan për vitet të tëra e ka akuzuar Francën për përfshirje në krimet masive të vitit 1994.

“Vetëm ata që e përjetuan atë natë ndoshta mund të falin dhe, duke bërë kështu, ta japin dhuratën e faljes. Prandaj, unë me përulësi dhe respekt qëndroj në anën tuaj sot, vij për ta njohur shkallën e përgjegjësive tona”, deklaroi presidenti francez gjatë vizitës në Ruandë.

Vizita e Makronit në këtë vend afrikan erdhi pas publikimit të një raporti hetues nga një panel francez. Sipas raportit të publikuar në mars të këtij viti, qëndrimi kolonialist i kishte verbuar zyrtarët francezë dhe se qeveria e asaj kohe kishte “përgjegjësi serioze dhe dërrmuese” për mosparashikimin e masakrave.

Sidoqoftë, raporti e përjashtoi Francën nga përfshirja e drejtpërdrejtë në vrasjen e më shumë se 800.000 pjesëtarëve të komuniteteve Tutsis dhe Hutus, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Makroni, i cili qartazi është munduar që ta distancojë Francën nga e kaluara e saj kolonialiste, në prill të këtij viti u pajtua që të hapet arkivi shtetëror për Ruandën i ish-presidentit Francois Mitterrrand, i cili ishte në pushtet në Francë në kohën e kryerjes së gjenocidit në Ruandë.

Pak kohë më pas, Ruanda publikoi një raport, në të cilin thuhet se Franca ishte e vetëdijshme se po përgatitej gjenocid dhe se ajo bart përgjegjësi për mundësimin e tij.

Deklarata e presidentit francez mund të shërbejë si shembull i mirë për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksander Vuçiq, i cili duhet të kërkojë falje për krimet e kryera nga shteti i tij gjatë luftës në Kosovë./ Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajçak: I hapur për një bashkërendim më të afërt

“Motori i përbashkët SHBA-BE nuk ka funksionuar”


“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd

Kurti: Lehtëson problemet me të cilat përballen qytetarët

Kosova merr vendim për pajisjen e serbëve me patentë “RKS”

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit