MENU
klinika

“Po i marrim materialet copë-copë”

Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Klientët tanë kanë humbur lirinë!

19.05.2021 - 11:56

Po mbahet sot seanca e radhës në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Mbrojtja e Thaçit u shpreh se “Ne po e marrim materialin sipas tekave të Prokurorisë, kjo duhet të ndryshojë”. Po ashtu u kërkua nga gjykatësi t’i japë urdhër Prokurorisë për dorëzimin e numrit të materialeve

“Dokumentacioni që na është dhënë nga Prokuroria është i paplotë”, u shpreh avokati i Hashim Thaçit.

Avokati Pierre Richard Prosper deklaroi se nuk mund të kundërshtojnë diçka pasi ende nuk kanë pranuar informacionet e plota. Po ashtu ai u shpreh se dokumentet po i marrin copë-copë nga Prokuroria.

“Prokuroria ka filluar punën para 5 vjetëve dhe duhet të ishte gati. Ata e kanë paraqitur aktakuzën para 1 viti e gjysmë. Ankohen se kanë punë tjera. Përse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë pse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut. Është një gjë që na shqetëson dhe duhet rregulluar menjëherë”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN