MENU
klinika

Ja për çfarë dyshohet

Mbytet një emigrant në Portin e Durrësit

30.05.2021 - 15:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Një emigrant është mbytur në det.

Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

 

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.