MENU
klinika

3 të arrestuar në Vlorë (Emrat)

Me 577 kg drogë me gomone drejt Italisë

24.05.2021 - 10:23

Policia e Vlorës lajmëron se ka arrestuar tre persona, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi dyshohet se po transportonin drejt shtetit italian 577 kilogramë drogë, ndërsa është sekuestruar edhe një gomone, që do bënte transportin e kanabisit.

Raportohet se të arrestuar për gomonen e kapur me drogë janë shtetasit Mandi  Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj.

Njoftimi:

Vlorë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Karaburuni”, për goditjen e një tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Operacioni nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit të territorit dhe koordinimit të veprimeve  me QNOD, për kontrollin e hapësirës detare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga pistat e hetimit është...

Rruga që lidh tre vrasjet nga Elbasani në Vlorë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier