MENU
klinika

Thethi i bllokuar nga bora

Me dhjetëra turistë të huaj e vendas, kthehen pas

10.05.2021 - 11:20

Edhe pse temperaturat në vend janë rritur ndjeshëm këtë fillim maji, madje në vendet bregdetare ka nisur plazhi, rruga që të çon drejt fshatit turistik të Thethit vijon të jetë e bllokuar nga bora, trashësia e së cilës shkon mbi 5 metra. Prej një jave një ekskavator është rikthyer në Qafë Thore në tentativë për të hapur rrugën e bllokuar. Drejtuesi i punimeve për hapjen e rrugës Ahmet Hoxha dhe manovratori Gjon Lakaj tregojnë se do të duhet afro një muaj qe rruga te hapet e plote deri ne qendër te Thethit.

Me dhjetra turistë të huaj dhe vendas që kanë dashur të vizitojnë Thethin, janë kthyer mbrapsht për shkak të rrugës se bllokuar nga bora në Qafë Thore. Ndërkohë mjetet e tjera që kanë hapur rrugën nga Boga në Qafë Thore e kanë dëmtuar në shumë pjesë të saj ndërsa edhe aty ku rruga është hapur ka rrezik sepse në pjesën më të madhe janë dëmtuar edhe anësoret mbrojtëse.

Muajt e fundit banoret e zonës së Qafe Thorës dhe Thethit kanë qenë të izoluar dhe të bllokuar nga bora. Kërkesat e tyre për hapjen e rrugës, kanë qenë të shumta, por tentativat nga institucionet të pakta dhe për pasojë, pranvera e gjeti këtë zonë sërish të bllokuar dhe të zbardhur nga bora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN