MENU
klinika

"Kryeministri-piktor viziton veprën që e ka frymëzuar"

Media italiane për vizitën e Edi Ramës në Firenze

06.05.2021 - 14:45

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Galerinë Uffizi në Firenze të Italisë, kështu shkruajnë portalet lokale të qytetit të rilindjes europiane.

I shoqëruar nga regjisori Eike Schmidt i cili e prezantoi atë me kryeveprat e muzeut dhe me kryebashkiakun  e Firences Dario Nardella,  Rama qëndroi në një event në Palazzo Vecchio përpara se të nisej për në Tiranë.

MET, portali lokal i Firences, e ka cilësuar kryeministrin Rama si të apasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të  shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Në eventin që thuhet të ketë zgjatur 50 minuta, Rama është ndalur te veprat San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi nga Bronzino.

Përveç kryeveprave të Galerisë në katin e dytë, Rama u ndal “Modernistja”, Beteja e San Romanos nga Paolo Uccello e cila e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.