MENU
klinika

COVID-19

Mediat ruse jehonë: Shqipëria miraton vaksinën Sputnik V

01.05.2021 - 15:36

Miratimi i vaksinës Sputnik  në Shqipëri  ka bërë jehonë në mediat ruse. 

“Shqipëria ka miratuar përdorimin e Sputnik V, tha të Premten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke shtuar se vendi i Ballkanit tashmë ka marrë dërgesën e parë.

“Fondi Rus i Investimeve Direkte, njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri,” tha RDIF në një deklaratë

Në shkurt, revista mjekësore e vlerësuar nga kolegët The Lancet publikoi një analizë të përkohshme nga provat e Fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6 përqind kundër COVID-19 simptomatike. Vaksina është aprovuar tashmë në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë’, kanë shkruar mediat ruse.

Kujtojmë se në total bëhen 35 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V që po përdoren në vendin tonë, bashkë me ato që kanë mbërritur këtë të premte në Shqipëri.

Kjo sasi është administruar nga Instituti i Shëndetit Publik për t’u shpërndarë më tej në qendrat e vaksinimit për t’iu injektuar grupeve të riskut

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!