MENU
klinika

"PS është duke treguar ngut për të marrë në dorë edhe pushtetin presidencial"

Mentor Nazarko: Nisma për shkarkimin e Metës e ngutshme, koha e zgjedhur tradhëton qëllimet

03.05.2021 - 19:27

Një nga zhvillimet më me rëndësi të ditës së sotme ka qënë edhe paraqitja e kërkesës nga ana e PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kjo e deklaruar edhe nga Taulant Balla kreu i grupit parlamentar socialist.

Lidhur me këtë çështje për Report TV ka folur analisti i mirënjohur Mentor Nazarko.

Gazetarja: Si e vlerësoni vendimin e PS për shkarkimin e presidentit Meta në lidhje me akuzat që ajo bën dhe me një dokument prej 41 faqesh që i ka renditur si prova?

Mentor Nazarko: Një veprim të tillë do ta quaja relativisht të ngutshëm dhe koha e zgjedhur tradhëton qëllimet e atyre që e kanë ideuar këtë inisiativë sepse në zhvillimet që kanë karakterizuar këtë kohë i bie që praktikisht PS është duke treguar një ngut për të marrë në dorë edhe pushtetin presidencial.

Është ndër konsideratat e para në lidhje me kohën d.m.th menjëherë pas zgjedhjeve, pasi PS ka konfirmuar një mandat  të tretë.

Parlamenti aktual është ai që është dhe PS do të thotë me këtë lëvizje që këtë shkarkim do ta bëjë me këtë parlament me këtë përbërje pasi me përbërjen e re ndosht a nuk i ka numrat.

Kur nuk i ka institucionet e Drejtësisë të plotësuara në tërësinë e tyre, ky ngjan një veprim i ngutshëm.

Nga ana tjetër duket që është zgjedhur kjo kohë kur mendohet që PD është duke u marrë me shqetësimet e saj për të rikonfirmuar vlefshmërinë e narrativës që ka krijuar tani se proçesi zgjedhor ishte i blerë ose i kontrolluar, i vjedhur.

Kur miqtë tanë ndërkombëtarë kryesisht SHBA duket sikur nuk janë në marrëdhënie të mira me presidentin dhe në një kontekst si ky PS tregon ngut që ta mbyllë edhe këtë kapitull duke konfirmuar për herë të dytë një akuzë për presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Këto ishin disa konsiderata për kontekstin kohor dhe ngjan e sikur PS kërkon që ta ketë për vete edhe vendin e presidentit me gjasë për të krijuar rrethana më të mira për ofertën që mund t’i bëjë PD-së për një qeverisje të ardhshme dhe parë kështu duket se Meta është penges për këtë ofertë.

Gazetarja: Po fakti që Meta ka reaguar dhe e ka cilësuar shashkë gjithë vendimin që është ndërmarrë nga PS për shkarkimin e tij dhe që në fakt nuk dha dorëheqjen ashtu si kishte deklaruar në momentin që PS do t’i fitonte zgjedhejt, deklaratë e dhënë para 25 prillit?

Mentor Nazarko: Ai ka treguar në këtë lloj fjalie vendosmëri dhe që nuk ka frikë nga procesi në të cilin kërkojnë që ta fusin po tregon që është koherent sepse Meta përgjithësisht në aksionet e tij në politikë përpiqet të tregojë koherencë d.m.th qëndrueshmëri, fjalëmbajtje dhe me këtë do të tregojë që ai nuk frikësohet dhe zotimin e tij për të dhënë dorëheqje e ka ndërlidhur me një moment që është çertifikimi i rezultatit. Pra sipas tij rezultati nëse çertifikohet tërësisht natyrisht nëse çertifikohet sipas mënyrës së tij mund të jetë një moment kur ai ta shqyrtojë marrjen e këtij vendimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA: Është ende e paqartë nëse socialistët…

PS zyrtarizon kërkesën e dytë për shkarkimin e Presidentit Meta