Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thekson se ka marrë konfirmimin se Sllovenia “mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë”.
STATUSI I PLOTE
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë.
E falenderoj Presidentin Pahor dhe Slloveninë dhe shpreh mirënjohjen për këtë kontribut të vyer, nxitës e motivues për vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.