MENU
klinika

Komiteti Teknik zbuti masat kufizuese

Mjeku epidemiolog Alban Ylli: Vera do jetë e qetë, por variantet e reja dhe dimri, rrisin rrezikun nga Covid-19

27.05.2021 - 16:31

Në të njëjtën ditë që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësimin e masave kufizuese duke hequr maskën në ambientet e jashtme dhe shtyrjen e orës policore, epidemiologu Alban Ylli, anëtar i këtij komiteti, thotë se “ende kemi plot të dhëna që tregojnë se virusi vijon të përbëjë rrezik potencial”.

Sipas tij, vaksinimi masiv do të na përgatisë për një rikthim të mundshëm të Covid-19 në dimër

“Duke parë situatën globale dhe sjelljen e virusit, ende kemi plot të dhëna që tregojnë se virusi vijon të përbëjë rrezik potencial. Mesazhi për popullatën është që të rrijë e qetë, por të vazhdojë të ruajë distancën sociale dhe të shmangë grumbullimet. Masat që po lirohen janë reagimi i duhur për jetën e qytetarëve. Vera do të jetë e qetë, mendoj se nuk do të ketë probleme në periudhën afatshkurtër.

Unë mendoj se, duke qenë se prirja e infektimeve nuk po bie në vendet ku po afrohet dimri, në terma afatgjatë situata do të varet shumë nga vaksinimi masiv i popullatës”, deklaroi Ylli në një lidhje direkte me “Ditari” në A2.

“Duhet të mendojmë për 2 milionë vaksinime brenda vitit që të jemi të sigurtë. Variantet e reja dhe stina e dimrit janë elemente që rrisin rrezikun”, shtoi Ylli.