MENU
klinika

Në mes të muajit maj

Mot i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh qytetin

14.05.2021 - 08:59

Në një kohë që të gjithë presin që të vijë vera, në qytetin e Shkodrës kanë rënë reshje në formë breshëri të cilat kanë zbardhur rrugët e qytetit verior.

Banorët thotë se ky breshër është i paparë për qytetin verior. “Rrudhi” qielli thonë disa prej tyre duke publikuar dhe pamjet nga rrugët e zbardhura nga breshëri. Trashësia e tij shkon në të paktën 20 cm.

Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Breshër apokaliptik” e quajnë banorët atë.

FOTO-VIDEO/ Të gjithë presin verën, në Shkodër “breshëri apokaliptik”  zbardh rrugët e gjithë qytetit. Çfarë thonë banorët | Gazeta Dita

Mot i pazakontë në Shkodër, rrugët e qytetit zbardhen nga breshëri - Tv Klan