MENU
klinika

Në moshën 50-vjeçare

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë

19.05.2021 - 08:26

Naomi Campbell është bërë nënë!

Supermodelja 50-vjeçare befasoi ndjekësit në Instagram kur postoi se është bërë nënë e një vajze.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur të jem nëna e saj, kështu që jam e nderuar që e kam këtë shpirt në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani kam me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe,” vendosi ajo në mbishkrim.

Një burim tha për Page Six se, “Naomi dëshironte të bëhej nënë prej një kohe të gjatë dhe më në fund ndodhi. Ajo është kumbara për shumë miq dhe fëmijë të familjes dhe gjithmonë e ka pritur me padurim ditën e krijimit të familjes së saj.”

Në maj të vitit 2017, Naomi tha për revistën Evening Standard se ajo ka dashur të bëhet nënë, por ka preferuar të mos nxitojë. “Unë mendoj të kem fëmijë gjatë gjithë kohës”, tha ajo asokohe. “Por me mënyrën sesi është shkenca tani, mendoj se mund ta bëj kur të dua.”