MENU
klinika

"Jemi të pafajshëm"

Ndihmuan skafistin të arratisej, burg për 5 rojet bregdetare

07.05.2021 - 11:46

Gjykatën e Vlorës ka caktuar arrest në burg për 5 efektivët e rojes bregdetare që u akuzuan për shpërdorim detyre pasi ndihmuan të arratisej një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë drejt Italisë më 8 janar të këtij viti.  Në burg janë lënë Sejfulla Beja 23 vjeç dhe Ardit Alikaj Ardit Alikaj 34 vjeç, Bledar Bufaj 38 vjeç, Roland Çani 54 vjeç dhe Besmir Meçe 26 vjeç.

Të akuzuarit e mohojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa njëri prej tyre Sejfulla Bejaj e quan veten hero, duke thënë se ka shpëtuar 55 jetë njerëzish duke shmangur një tragjedi  që mund të ndodhte. Ata theksojnë se janë të pafajshëm dhe besojnë se e vërteta do të dalë.

“Jemi të pafajshëm shpëtuan 55 jetë njerëzish, nuk lejuam të ndidhte tragjedia. Në 9 janar të 2004 28 veta vdiqën, për shpërdorim detyr na akuzojnë, po për çfarë shpërdorimi detyre. Nuk kemi shpërdoruar detyrën, ne kemi bërë detyrën”, tha Sejfulla Bejaj.

Drita Beshani e ëma e njërit prej rojeve e revoltuar tha se shteti duhet të merret me skafistët, me kriminelët dhe jo me njerëz të ndershëm. Sipas saj ata janë të pafajshëm por u arrestuan si kriminelë.

“Kanë shpëtuar 55 jetë njerëzish kanë qenë në krye të detyrës, qeveria të merret me skafistat kriminelët të mos merret me njerëz të ndershëm. Djali im ka qenë me forcat e natos, se lanë të zbriste në tokë të shplodhej por e morën e futën në burg. Ku ishte policia kufitare pse svajti ti merrte skafistët. Ishin 5 veta me 55 veta, mbrojtën fëmijët që qanin ulërinin të djegur të përcëlluar. Djali im ishte ushtar. Me këtë që po shikoj drejtësia nuk ka djali im të merret si kriminel, djali i m ska bërë asgjë. Kriminilei që i di këto gjëra ta paguajë, mbrojmë kriminelët dënojmë njerëz të ndershëm”,tha Drita Breshani, e ëma njërit prej tyre.

Skafi i Emiljano Likajt u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët. Likaj është arrestuar disa ditë më vonë, në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tij. Sipas uniformave blu ndalimi i tyre u bë pasi gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, përkatësisht pronari i një hoteli dhe pronari i një banese, pasi kishin strehuar klandestinët para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.

1620375898_skafistet3.jpg

1620375912_skafistet2.jpg

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall