MENU
klinika

Yuri Kim luan me fëmijët tek Parku i Liqenit

“Ne nuk e dimë kush fitoi në fund të fundit! Faleminderit, ju jeni më të mirët!”

02.05.2021 - 09:19

Ambasadorja Yuri Kim duket se pasditen e sotme e ka kaluar nën shoqërinë e të rinjve pranë liqenit të Tiranës.

Një hapësirë e re në Parkun e liqenit i është kushtuar lojës me tenis për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Ambasadorja duket se sot i është bashkuar lojës së tyre të tenisit. Fotot i ka publikuar ajo vetë në rrjetin social Instagram.

Kalova kohën më të mirë në parkun e fëmijëve te liqeni. Nikola dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët.

Në mes të rrugës, gjuajtësja e Inës u thye. Çfarë bën Nikola? Ai këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo?

Ajo tani këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund të fundit, por nuk kishte rëndësi sepse qeshnim shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra pa kuptim.

Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (që më erdhi keq, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin! Ju jeni më të mirët!!!”,- është shprehur ambasadorja Kim, e cila duket se kohët e fundit mesazhet më të rëndësishme po i jep nëpërmjet fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!