MENU
klinika

Shkarkimi i Presidentit Meta

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor

07.05.2021 - 17:18

Nesër, në orën 11:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Hetimor Parlamentar, për të diskutuar për shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.

Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën.

“Nesër, më datë 08.05.2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, me prezencën e anëtarëve të komisionit.

Mbledhja do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA: Në Kuvend sot mungonte kryeministri, që kishte paralajmëruar…

“Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, me afatin më të shkurtër kohor”