MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Nga cilat sëmundje mund të prekem për shkak të stresti?

01.05.2021 - 11:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nga cilat sëmundje mund të prekem për shkak të stresti?

Mjeku: Sigurisht, në një moment të caktuar të jetës, stresi ju ka prekur edhe ju për shkak të situatave të punës, financiare ose emocionale. Kur stresi bëhet pjesë e jetës suaj, mund të mësoheni me simptomat e tij dhe në terma afatgjatë, kthehet në një sëmundje kronike që ndikon në mënyrë serioze tek shëndeti.

Është e rëndësishme të njihni tipet kryesore të stresit:

Stresi akut

Ky lloj stresi shfaqet në një afat të shkurtër dhe nuk ndikon në cilësinë e jetës, për shembull, ndodh kur doni të flisni para publikut ose në një takim të rëndësishëm. Të gjithë e kanë përjetuar këtë lloj stresi në jetë.

Stresi kronik

Ky tip stresi qëndron në trup për javë të tëra, muaj, madje dhe vite. Dhe me këtë tip stresi trupi mësohet me simptomat dhe s’e kuptoni që bëhet fjalë për një problem duke i shkaktuar dëme shënetit. Me stresin kronik, mbrojtjet imunitare dobësohen dhe rritet prodhimi i substancave si adrenalina, dopamina, noradrenalina dhe kortizoli. Kur niveli i këtyre substancave rritet, mund të ndodhin probleme kardiake dhe probleme si më poshtë:

-Depresion

-Rrije e triglicerideve

-Insufiçiencë kardiake

-diabet

-Herpes zoster aktiv ose virusi i herpes zoster

-Probleme me tiroiden

Kujtoni që nëse nuk e mbani stresin nën kontroll, në afat të gjatë mund të zhvillohen sëmundje që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN