MENU
klinika

“Defender 21” zbarkon në Tiranë

Nga “pushtimi” i zonave kryesore të qytetit e deri te parada në ajër me flamurin shqiptar

22.05.2021 - 19:35

Zonat më të populluara të kryeqytetit janë “pushtuar” këtë të shtunë nga autoblinda dhe helikopterë ushtarakë.

Kjo nuk tregon që vendi ndodhet në një situatë lufte, jo aspak, por mjetet e rënda dhe ato fluturuese ushtarake ndodhen në “zemër” të Tiranës në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në vendin tonë.

Në qiell, është dhuruar një spektakël i vërtetë nga një helikopter pjesëmarrës në stërvitje, e cila, valëviste flamurin shqiptar teksa qëndronte në ajër.

Këtë mundësi, nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar qytetarët, të cilët, kanë nisur në masë duke bërë foto në automjete, që nuk ndodh t’i shohësh çdo ditë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme, të siguruara nga LSA.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njëra kosovare dhe tjetra shqiptare

Kush janë dy pilotet e para të “Defender 21”?