MENU
klinika

“Jemi përgjegjës se i kemi besuar Bashës"

Nishani: Nëse Basha hyn në Parlament, legjitimon masakrën elektorale

28.05.2021 - 22:14

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në studion e Spotlight nga Alban Dudushi, prej ku u shpreh se retorika e liderit demokrat z.Basha është mashtruese për demokratët.

“Në këtë situatë, retorika që përdor z.Basha, për fatin e keq është një retorikë mashtruese për Partinë Demokratike, për elektoratin e Partisë Demokratike, për anëtarësinë e Partisë Demokratike, sepse është një ‘deja vu’ e të njëjtave gjërave që ka thënë, pas zgjehdjeve të 2017-ës, pas humbjes së 2017-ës.”

Gjatë bisedës, lidhur me masakrën elektorale, Nishani u shpreh se nëse Basha do të futet në Parlament e legjitimon kështu atë çfarë ka sulmuar gjithë këto kohë.

“Në qoftë se Basha thotë ‘ka masakër elektorale’, atëherë nuk duhet të njohë produktin e masakrës elektorale. Në qoftë se e pranon këtë produkt, do të thotë që s’ka patur masakër elektorale. Në qoftë se ikën në Parlament do të thotë që ke pranuar masakrën, e ke legjitimuar atë.”

Nishani bëri përgjegjës liderin e selisë blu për gjithçka, e mëpastaj duke bërë përgjegjës edhe të gjithë figurat e PD-së që i kanë besuar atij.

Nishani e pranon: Jemi përgjegjës se i kemi besuar Bashës
“Përgjegjësi kryesor është ai që ka marrë përsipër të kërkojë votëbesimin dhe besimin për projektin që ka bërë, sepse i ka dalë për zot një njeri. Padyshim q ëtë gjithë jemi përgjegjës që i kemi besuar.”