MENU
klinika

La Liga, Java 38

Nuk mjafton fitorja e Real, Atletico përmbys dhe shpallet kampion

22.05.2021 - 19:57

Ekipi i Atletico Madrid shpallet kampion i Spanjës. Diego Simeone rikthen skuadrën në majë pas 7 vitesh nga titulli i fundit. Një trofe i fituar në 90 minutat e La Liga-s, kur Atletico përmbysi shifrat në 1-2 në fushën e Valladolid, me këtë të fundit që bie nga kategoria.

Real Madrid, që shpresonte në një ndalesë të Atleticos, fitoi po me përmbysje 2-1 në fushën e vet ndaj Villarreal. Atletico Madrid dhe Real Madrid, dy skuadrat që luftonin për titullin, janë ndëshkuar respektivisht në minutën e 18-të dhe të 20-të.

Colchoneros kanë pësuar gol pas një kundërsulmi të shpejtë nga skuadra e Fenomenit Ronaldo. Real Madrid, nga ana tjetër, është ndëshkuar nga Pino në minutën e 20-të. Por për Atleticon ndryshon gjithcka në pjesën e dytë.

Correa në minutën e 57’ barazoi për miqtë, ndërsa do të ishte sërish Suarez, që ashtu si një javë më parë, shënoi golin e fitores, kësaj radhe në 67’. Plot 21 gola për uruguajanin këtë sezon. E larguan nga Barcelona, por shpallet kampion tek Atletico. Real barazoi në 87’ me Benzema, ndërsa Modric në 92’ i dha fitoren Los Blancos, që vleu sa për statistikë.

Barcelona fitoi 0-1 në fushën e Eibar, me gol të Griezmann. Messi nuk u grumbullua për këtë takim, duke nisur pushimet më herët. Verdiktet e La Liga-s janë këto: Atletico kampion dhe bashkë me Real, Barca dhe Sevilla në Champions; Sociedad e Betis në Europa League, Villarreal në Conference League; Bien nga kategoria Huesca, Eibar dhe Valladolid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN