MENU
klinika

"Nga pandemia e deri në Nagorno-Karabak"

OSBE vlerëson presidencën shqiptare: Kryesia përballoi sfida të papritura

08.05.2021 - 16:36

OSBE ka publikuar raportin vjetor per 2020, vit gjate te cilit Shqiperia mbajti presidencen e organizates me te madhe te sigurise ne bote. Edhe pse nje vit jo i zakonshem, 56 vendet e tjera vleresojne maksimalisht Shqiperine.

“Viti i Kryesisë Shqiptare ishte i rëndësishëm për OSBE-në në shumë aspekte. Viti 2020 shënoi 45 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 30 vjetorin e Kartës së Parisit për një Evropë të Re, por gjithashtu u karakterizua nga një seri sfidash të reja dhe të papara.Shqipëria e nisi kete presidence duke nenvizuar se si një shtet i vogël që ka pësuar një tranzicion të madh, ajo ka perfituar forcë dhe stabilitet të shumte nga të qenit pjesë e këtij komuniteti të bazuar në vlera dhe tashme përmes Kryesisë, ajo u përpoq t’i kthente mprasht Organizatës .”

Ne raport listohen tre prioritet kryesore te Presidences shqiptare: Bërja e një ndryshimi në terren; Zbatimi i zotimeve së bashku; Ndërtimi i stabilitetit përmes dialogut, por keto tre prioritete kaluan ne plan te dyte, per shkak te zhvillimeve qe ndodhen pergjate 2020 ku pandemia ishte nje nga sfidat kryesore. Por kesaj ju shtuan dhe vakancat e strukturave drejtuese te OSBE, situata ne Bjellorusi dhe ajo ne Nagorni-Karabak.

Këto ngjarje shtuan presione të reja në punën e përditshme të OSBE-së gjatë vitit 2020, të cilat Kryesia u përpoq t’i kapërcente. Përballë kësaj fatkeqësie, Kryesia Shqiptare në mënyrë efektive, mbajti aktivitetet operacionale të OSBE-së mes përçarjes së shkaktuar nga COVID-19 dhe emëroi strukturat e reja te Organizates.

Ne raport evidentohet dhe Ministerali i mbajtur ne Dhjetor, i cili per here te pare ne historine e OSBE-se, u zhvillua online.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN