29.05.2021 - 19:11
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.
Grupi është kompletuar i gjithi ditën e sotme, teksa zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.
Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ndryshimet në ekipet kuqezi
Shpresa merr yllin e Kombëtares A për sfidën e parë
Ndryshimet në Kombëtare