MENU
klinika

"Framing Britney Spears"

Për Britney-n gjithë dokumentarët rreth saj janë ‘hipokrizi’

05.05.2021 - 09:29

Që pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, jeta e Britney-it ka qenë në qendër të vëmendjes. Dokumentarë të tjerë që u publikuan pas tij, hapën debate që shqetësuan këngëtaren jo pak.

Së fundmi, Spears deklaroi hapur se shumë prej dokumentarëve që janë bërë rreth saj, janë një “hipokrizi e madhe”.

“Ata kritikojnë median dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë me to. Pavarësisht se kam kaluar shumë kohë të vështira në jetë, kam patur edhe periudha të mrekullueshme, por fatkeqësisht bota është më e fokusuar tek aspektet negative.”

Britney shprehet se është totalisht e zhgënjyer që të gjithë dokumetarët rreth saj flasin për periudhat më traumatike dhe negative të jetës së saj.

Në fakt, kjo s’është hera e parë që ylli i pop-it flet për gjithë dëmin që i kanë shkaktuar mediat, fyerjet dhe paragjykimet me të cilat është përballur gjithë jetën.

Ndërkohë, teksa dokumentarë të tjerë për të dalin në dritë, Spears vazhdon të thotë hapur mendimet e saj- që deri më tani askush s’e ka trajtuar siç duhet.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV