MENU
klinika

Emërimi i Cakajt/ Rama dhe Meta përballen në Kushtetuese!

Përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence

18.05.2021 - 10:14

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona e pranishme në seancën e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Rama-Meta, tha se Presidenti  refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër jashtë çdolloj kompetence.

Sipas saj, Presidenti cënoi rënë parimet e parlamentarizmit.

Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës nga ana tjetër nuk i mbeti asnjë hapësirë tjetër veçse të propozonte veten.

“Presidenti refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit.

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve,  i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin

Presidenti tagër kushtetues për të bërë vlerësim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin. Të drejtën për të vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe s’mund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn. Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti’’, tha Elira Kokona, raporton News24.

Mosdekretimi i Cakajt/ Rama dhe Meta përballen sot në Kushtetuese! Ja çfarë kërkon kryeministri

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta do të përballen sot për herë të parë pas zgjedhjeve në 25 prillit në Gjykatën Kushtetuese. Është ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili edhe pse nuk është më në detyrë, ka çuar në përballjen e Metës dhe Ramës në këtë gjykatë në lidhje me kompetencat e kreut të shtetit për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm.

Kryeministri Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës, pika 1, për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në objektin e shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Kryeministrit u fut në shqyrtim vetëm pasi Gjykata Kushtetuese u plotësua me 7 anëtarë, ndërsa priten edhe dy anëtarë nga Gjykata e Lartë për të plotësuar vendet vakante. Në dhjetor të 2018-ës Presidenti i Republikës, Ilir Meta, refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Presidenti Meta në një përgjigje të gjatë dërguar Kryeministrit të vendit, Edi Rama, shprehet se Cakaj nuk ka besueshmëri dhe ka treguar neglizhencë gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendësministër.

Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si zëvendësministër i MEPJ. “1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, thuhet në nenin 98 të Kushtetutës.

Pika 1 e nenit 98 të Kushtetutës parashikon se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës brenda 7 ditëve me propozim të Kryeministrit dhe më pas dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Në këtë pjesë Kushtetuta nuk përcakton se çfarë ndodh nëse Presidenti nuk shprehet mbi propozimin e Kryeministrit. Për t’i zënë rrugën kësaj, maxhoranca dërgoi në Kuvend disa ndryshime ligjore për kompetencat e Presidentit të Republikës, duke i vendosur atij katër kufizime gjatë ushtrimit të detyrës. Duke u nisur nga precedenti i mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Kuvendi ka parashikuar që Presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve në lidhje me dekretimin apo mosdekretimin e një ministri. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ministri emërohet nga Kuvendi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!