MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Përse Berisha mbrojti Metën përpara se të flasë Lulzim Basha?!

10.05.2021 - 18:13

Dalja e Sali Berishës kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit ngjan realisht me një veprim të fortë për të imponuar një qëndrim që në PD-në e Lulzim Bashës nuk ekziston.

Lulzim Basha vetë e ka harruar si Ilir Metën, si Kryemadhin apo LSI-në. Mark Marku e bëri hasha LSI-në kur u pyet dhe tha që do ta kishin aleate nëse merrnim qeverinë.

Vota e opozitës parlamentare pro Ilir Metës nuk ishte ndonjë gjë e re. Kryetarët e dy partive të ballit, Lefter Maliqi e të tjerë, diheshin se nuk do ta votonin impichment-in për presidentin. Edhe Ralf Gjoni po ashtu, si herën e parë deklaroi votën kundër, edhe pse LSI e ka linçuar.

Dalja e Sali Berishës sot, kur në PD ka tjetër prioritet, ose tjetër ndjesi, të paktën politikisht flitet për mos njohje apo injorim i çdo akti e fakti që vjen nga mazhoranca, duket si një sinjal që kërkon të diktojë.

Por Berisha nuk e bëri këtë akt në PD, duke lobuar normalisht një dalje publike të paktën zyrtare në selinë blu por e bëri personalisht.

Kur nuk ka thënë asnjë fjalë për 25 prillin, “fitoren”, humbjen, analizën, shkaqen, Lulzim Bashën, kërkesën për dorëheqje, Nishanin, Imamin, Jemin Gjanën, dorëheqjet, por gjeti kohë të mbrojë fort Ilir Metën.

Arsyeja përse Sali Berisha e mbron Ilir Metën është mjaft e qartë, e natyrisht nuk kërkon shumë shpjegime, pasi prej 2016 të dy janë një pol politik i bashkuar, që kanë dalë kundër reformës në drejtësi e kanë një përplasje të hapur me SHBA e BE. Ku sulmojnë diplomat e hierarkë perëndimorë.

Por dalja e sotme me një qëndrim ku i kërkon PD-së të devijojë qëndrimin e saj politik tek komisioni i shkarkimit, ngjan me një dobësi e theksuar e doktorit.

E nëse është i vërtetë si lajm, duhet marrë si pozitiv, pasi po krijohet realisht, e jo vetëm politikisht një pol tek PD që jo vetëm mendon, por edhe vepron ndryshe nga doktori. Duket si e çuditshme, por gjasat bëjnë me dije se jemi në një situatë vërtet të tillë.

Po çfarë ka ndodhur? Lulzim Basha ka vërtetë këllqë të kundërshtojë doktorin. Nuk jemi siç duket deri në këtë pikë, por nga pasha e madhe politike e opozitës, në selinë blu mbërrijnë mesazhet e rëndësishme të ndërkombëtare, të cilave një forcë e madhe nuk i shmanget dot. E në fakt ky është çelësi.

PD ose Basha ka vendosur që të mos bëjë xing me ndërkombëtarët. E Berisha, që e di mirë këtë punë po i kërkon të kundërtën hapur, e kjo është loja, dilemma. Lobet kanë filluar që tani të shpërfaqen e përplasjen, por a do të dalin pro Metës e kundër ndërkombëtarëve? Kjo në fakt është dilemma e PD-së, dhe nuk ka të bëjë fare me Metën…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN