MENU
klinika

arrestohet autori

Plagoset me thikë punonjësi i policisë bashkiake në Berat

01.05.2021 - 09:20

Një 55-vjeçar me iniciale M.K. në Berat është arrestuar pasi ka plagosur me thikë punonjësin e policisë Bashkiake G.Ç., 36 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, 55-vjeçari i ka kundërshtuar.

Më pas me ndërhyrjen e punonjësit të policisë bashkiake, e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier