MENU
klinika

arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë-Krujë

02.05.2021 - 10:31

Ka rënë në prangat e policisë autori i cili plagosi ditën e djeshme me armë zjarri pronarin e fasonerisë, në Fushë-Krujë.

Policia njofton se në pranga ka rënë autori, Fatmir Rrahmani 42 vjeç, banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shton se 61-vjeçari Arben Dedja, i cili është dhe pronari i një fasonerie, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humb jetën 46-vjeçari, dy të lënduar e dy në pranga

Përplasen tre automjete në Fushë Krujë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin